×
  • Lajme
  • Lajme

    Dymbëdhjetë ditë para seancës konstituive/ Drejtuesit e këtyre partive parlamentare s’duan takim me Kurtin

    FrontOnline
    03 Prill 2025

    Pas certifikimit të rezultateve zgjedhore në Kosovë, kreu i Vetëvendosjes, njëherit kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka filluar bisedimet me drejtuesit e partive të minoriteteve për formimin e Qeverisë së re.

    Të mërkurën, Kurti ka takuar Emilia Rexhepin, kryetare e Partisë së Re Demokratike (NDS), njëherit zv/kryeministre në detyrë.

    Pas Rexhepit, konsultimet për qeverinë e re, Kurti i vazhdoi me kryetarin e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq. Këta të fundit thanë se e përkrahin Kurtin për formimin e Qeverisë së re.

    Përndryshe, seanca konstituive e Kuvendit është caktuar më 15 prill 2025, para së cilës Kurti duhet të arrijë marrëveshje edhe me drejtuesit e partive parlamentare shqiptare.

     

    Ramiz Lladrovci: Kosovës i imponohet një Qeveri e fuqishme dhe e përgjegjshme

    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me takimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti me drejtuesit e partive politike të pakicave, të cilat takime janë zhvilluar në kryeministri.

    “Kryeministri në detyrë, objektin e dedikuar për kreun e ekzekutivit po e përdorë për qëllime partiake, duke takuar deputetët e pakicave, për formimin e qeverisë”, shprehet ai.

    I pyetur se nëse ka ftesë nga Kurti për PDK-në për të biseduar për formimin e Qeverisë, Lladrovci thotë se situata aktuale kërkon seriozitet dhe një qeveri të fuqishme dhe përgjegjshme.

    “Lidhur me përgjigjen e PDK-së ndaj ftesës së tij, nuk mund ta komentoj, por, bindja ime është se situata imponon seriozitet dhe Qeveri të fuqishme dhe të përgjegjshme ndaj sfidave”, deklaroi Lladrovci.

    Lladrovci nuk ka pritshmëri nga premtimet e pozitës.

    “Nuk pres që pozita ta ketë optimizmin e deklaruar e cila më duket sikur qëndrimi i fshatarit kur ka deklaruar “sa paça qejf me livrue, aq i gjetsha kijet”, theksoi ai.

    Lladrovci ka nënvizuar se përballja me sfidat ndërkombëtare, siç janë Drafti i Asociacionit dhe presionet nga SHBA, do të jetë e pashmangshme.

    “Qeveria e ardhshme, në ditën e dytë të qeverisjes do ta ketë QUINT-in te dera dhe do të përballet me Draftin e asociacionit, për disa muaj, do të demantohet tërë tregimi për veriun “cep më cep”, njëherësh, duhet t’i përgjigjen sfidës së Presidentit Trump, e cila ende nuk ka arritur deri në Kosovë”, thotë Lladrovci për “Front Online”.

     

    A do të pranojnë një takim me Kurtin për formimin e Qeverisë? Flasin nga LDK-ja

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Ekrem Hyseni në një prononcim për “Front Online” është deklaruar lidhur me mundësinë e një takimi mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe LDK-së për të biseduar për formimin e Qeverisë.

    Hyseni ka deklaruar se një gjë e tillë nuk mund të ndodh.

    Pasi sipas tij, qëndrimet e LDK-së janë kundër këtij bashkëpunimi.

    “Qëndrimet e tona janë të njohura dhe publike, që absolutisht jo”, u shpreh shkurt Hyseni për “Front Online.

     

    AAK: Për asnjë çmim dhe rrethanë nuk takohemi me Kurtin për ta formuar Qeverinë

    Lahi Brahimaj, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), është shprehur kundër një takimi me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti për të biseduar për formimin e Qeverisë.

    Brahimaj ka deklaruar se AAK-ja për asnjë çmim dhe rrethanë nuk pranon takim me LVV.

    “Për këto takime e ka dhënë fjalën lideri për asnjë çmim dhe asnjë rrethanë nuk pranohet takimi me Kurtin”, shprehet Brahimaj për “Front Online”.

    Nga Rubrika
    Lajme08 Prill 2025
    Mbretëria e Bashkuar në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka potencuar faktin se ky shtet ka...
    Lajme08 Prill 2025
    Kryediplomatët e Kosovës dhe të Serbisë kanë këmbyer akuza ndaj vendeve të njëri-tjetrit në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të...
    Lajme08 Prill 2025
    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Donika Gërvalla, në fjalën e saj para Këshillit të Sigurimit të...
    Të tjera
    Lajme08 Prill 2025
    Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se nuk do të lejojnë që qeveria të vendoset në pozicion...
    Lajme08 Prill 2025
    Nënkryetarja e LDK-së, Doarca Kica-Xhelili, ka thënë se sikur partia e saj të shkonte në takimin e thirrur nga kryetari i LVV-së,...
    Lajme08 Prill 2025
    Kryetarja e partisë ‘Alternativa’, Mimoza Kusari-Lila, në emisionin CONTEXT në ATV, ka komentuar refuzimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të...
    Lajme08 Prill 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Prokurorisë për të mos kërkuar paraburgim për 12 serbët e...
    Lajme08 Prill 2025
    Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Dobrushë të Istogut. Kështu tha për media...
    Vip08 Prill 2025
    Egli Tako dhe Gjesti kanë bërë një bisedë së bashku për zhvillimet e fundit në shtëpinë e famshme. Banorja po i tregonte...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.