Juventusi ka shënuar fitore tejet të vështirë përballë Udineses në elitën e futbollit italian.
Në “Dacia Arena”, “Zonja e Vjetër” është përballur me Udinesen si mysafir, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e vlefshme për javën e 34-t në Serie A i takoi Juventusit me rezultat të ngushtë, 1:2.
Dy golat e Cristiano Ronaldos (’83, ’89) ia dhuruan tri pikë ish-kampionit të Italisë.
Kurse, për Udinesen shënoi Molina në minutën e dhjetë të ndeshjes.
Me këtë fitore, Juventusi ngritet në vendin e tretë me 69 pikë të tubuara, kurse, Udinese mbetet në vendin e 11-të me 39 sosh./FrontOnline/