Për dygolëshin dhe paraqitjen brilante në fundjavë, Bernard Berisha është shpërblyer.
Futbollisti nga Kosova është përfshirë në formacionin e më të mirëve të javës në Superligën e Rusisë, shkruan FrontOnline.
Ylli i Kosovës shënoi dy gola në fitoren 5:0 të Akhmat Groznyt ndaj Krasnodarit.
Momentalisht, Berisha i ka shënuar nëntë gola në elitën e futbollit rus këtë edicion.
Ai është golashënuesi më i mirë i skuadrës së tij./FrontOnline/