Në 24-orët e fundit kanë ndodhur dy raste të ndara të vrasjes në tentativë në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në të dy rastet janë dy viktima të cilët janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim, raporton Front Online.
Sipas raportit të PK-së, në rastin e parë viktima mashkull është qëlluar nga persona të panjohur dhe janë sekuestruar tri gëzhoja të armës së zjarrit.
“Rr. Carraleva, Prishtinë 06.11.2024 – 07:15. Viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në QKUK, pasi është qëlluar plagosur në këmbë nga persona të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar tri gëzhoja të armës së zjarrit”, thuhet në njoftim.
Ndërkaqë në rastin tjetër është arrestuar I dyshuari dhe më vendim është dëruar në mbajtje, derisa është seukestruar një pistoletë me 11 fishekë.
“Fsh. Drenovc, Prishtinë 06.11.2024 – 14:53. Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që në rrethana të panjohura është plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa një pistoletë me 11 fishekë është sekuestruar”, thuhet në njoftim. /FrontOnline/