Dy vjet më parë, Kombëtarja e Argjentinës u ngrit në majat e futbollit botëror.
Në atë që u konsiderua si Botërori më i mirë i të gjitha kohëve, “Albiceleste” e ngriti lart trofeun e më të mirit për herë të parë pas pritjes së gjatë prej 36 vjetësh.
Trajneri i argjentinase, Lionel Scaloni nisi me këtë formacion ndaj Francës në finale: Emiliano Martínez; Tagliafico, Otamendi, Romero, Molina; De Paul, Enzo, Mac Allister; Messi, Álvarez, Di María.
Ángel Di María e fitoi penalltinë e parë në ndeshje dhe Lionel Messi e shënoi golin e parë, duke u bërë lojtari i parë që realizon gol në fazën e grupeve, në të tetën e finales, në çerekfinale, në gjysmëfinale dhe në finale të Kupës së Botës.
Disa minuta më vonë, Argjentina e realizoi një tjetër gol, shkruan “Gazeta Express”.
Një gol kolektiv, me Alexis Mac Allister që ia pasoi topin Ángel Di Marías, i cili ia dha Argjentinës avantazhin prej 2:0.
Franca u shpërblye me një penallti në pjesën e dytë dhe Kylian Mbappé shënoi nga pika e bardhë, ndërsa 90 minuta më vonë e barazoi rezultatin për Francën.
Loja do të shkonte në vazhdime dhe drama sa vinte e rritej.
Lionel Messi shënoi në vazhdime për t’ia dhënë Argjentinës avantazhin në 3:2.
Francës iu dha një tjetër penallti dhe Kylian Mbappe shënoi prapë për të nivelizuar gjithçka.
Në sekondat e fundit, topi erdhi tek Randal Kolo Muani, por gjuajtjen e tij e priti Emiliano Martínez, në atë që më pas u bë një pritje ikonike.
Lautaro Martinez e pati një rast të mirë pas disa sekondash, por gjuajtja e tij me kokë nuk ishte e saktë.
Mbappé e kishte reastin e fundit në ndeshje, duke dribluar në zonën e rreptësisë, por u ndal nga Paulo Dybala.
Loja do të shkonte në gjuajtjet e penalltive, ku Kylian Mbappe shënoi për Francën dhe Leo Messi për Argjentinën.
Kingsley Coman e humbi penalltinë, të cilën e priti Emiliano Martinez.
Paulo Dybala shënoi, ndërsa gjuajtësi i radhës për francezët ishte Aurélien Tchouaméni, i cili po ashtu e humbi 11 metërshin.
Leandro Paredes e mori përgjegjësinë për penalltinë e radhës duke shënuar për jug-amerikanët.
Randal Kolo Muani gjuajti në mes, por penalltia e Gonzalo Montiel ishte fatale për francezët dhe Argjentina u shpall kampione e botës për herë të tretë.
Leo Messi e realizoi ëndrrën më të madhe të jetës dhe kështu e kompletoi karrierën e tij të lavdishme. /Gazeta Express/