×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy vjet gjykim i krerëve të UÇK-së: A kreu ndonjë punë ambasada e Kosovës për rastet në Gjykatën Speciale?

    FrontOnline
    04 Prill 2025

    Fillimi i prillit shënon 2-vjetorin e nisjes së gjykimit në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahet në Hagë.

    Janë mbajtur qindra seanca, kanë dëshmuar qindra dëshmitarë, ka pasur shumë zhvillime.

    Por, në krejt këtë situatë që është përcjellur me interesim edhe në Kosovë, nuk dihet nëse ka kryer ndonjë punë ambasada e Kosovës në Holandë, që ndodhet po në Hagë.

    Gazetari i Nacionales, Besian Beha, ka bërë të ditur se para dy javësh ka dërguar kërkesë për përgjigje në ambasadë.

    Kjo për të kuptuar më shumë nëse ambasada ka kryer ndonjë funksion në gjykimin që ka ndodhur. Nëse ka përcjellur ndonjë seancë, nëse ka pasur ndonjë ekip që ka ndihmuar në forma të ndryshme.

    Pavarësisht pritjes 2-javor, ambasada nuk e ka kthyer as edhe një përgjigje.

    Nga Haga, Nacionale raporton se në seanca të ndryshme në Gjykatën Speciale, ambasada e Serbisë në Holandë por edhe institucionet e tjera të Serbisë, kanë pasur organizime të ndryshme.

    Kanë dërguar ekipe studentësh e juristësh, për të përcjellur ndonjë seancë në Gjykatën Speciale.

    Nuk dihet nëse në forma të tilla të angazhimit, ka qenë edhe ambasada e Kosovës në Holandë.

    Videoja e gazetarit të Nacionales sjell detaje:

    Nga Rubrika
    Lajme12 Prill 2025
    Njohësi i çështjeve politike, Halil Matoshi, ka reaguar në lidhje me njohjen e Kosovës nga Sudani, duke vlerësuar se kjo njohje e...
    Lajme12 Prill 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mirëpritur vendimin e shtetit të Sudanit për të njohur Pavarësinë e Republikës së Kosovës. Siç shkruan...
    Lajme12 Prill 2025
    Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, ka reaguar me një koment ironik lidhur me lajmin për dy njohjet e reja të Kenisë...
    Të tjera
    Lajme12 Prill 2025
    Sot, një lajm i rëndësishëm për shtetin e Kosovës erdhi nga Afrika, pas njohjes zyrtare të pavarësisë nga Republika e Sudanit. Ky...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Një avion i vogël me dy persona në bord është përplasur në një park pushimesh në Ishullin e Uajtit, kanë bërë të...
    Lajme12 Prill 2025
    Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 16.1% do të përfundojë në Gjykatë, pasi shoqëria civile...
    Sport12 Prill 2025
    Arsenali ka humbur terren të vlefshëm në garën për titull në Premier League, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1...
    Lajme12 Prill 2025
    Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka lëshuar së fundmi një paralajmërim për qytetarët e saj për kërcënimin e terrorizmit në Austri. Sipas...
    Lajme12 Prill 2025
    Ish-presidenti Behgjet Pacolli e ka përgëzuar presidenten Vjosa Osmani për njohjen e Kosovës nga Sudani. Në një postim në Facebook, ai ka...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.