×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy vetaksidente në autostrada, dy shoferë në gjendje të rëndë

    FrontOnline
    06 Nëntor 2024

    Një shofere ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sonte rreth orës 21:15 në autostraden ”Arben Xhaferi” saktesisht në segmentin Babush-Lipjan,

    Kjo u konfirmua për Front Online nga zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.

    Hoxha njoftoj se përveç njësitit për kontroll në autostrada, në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe autoambulanca si dhe zjarrfikësit.

    “Hetimet lidhur me shkaktarët e këtij rasti janë po vazhdojnë”, tha ai.

    Po ashtu veç 30 minuta më pas ka ndodhur edhe një vetaksident në rajonin e Mitrovicës.

    “Nga ekipet e terenit raportohet që shoferi i automjetit poashtu ndodhet në gjendje të rëndë shëndetsore si pasojë e lendimeve të marra”, tha Hoxha.

    Ai iu bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, e në veçanti shoferëve që të kenë kujdes.

    “Duke vlerësuar këtë situatë dhe këto raste që shpesh po perfundojnë edhe me humbje të jetëve njerëzore, sipas analizave statistikore që tani më që i kemi potencuar dhe publikuar disa here, vetëm nga janari deri në shtator të këtij viti (2024), (shtatëdhjetë) 70 persona kanë humbur jetën në aksidnte të trafikut rrugor dhe rreth 55% prej tyre janë shoferë”.

    “Kërkojmë sërish nga të gjithë shoferët që të jenë më të kujdesshëm gjatë vozitjes të respektojnë shenjat rrugore, kushtet e rrugës dhe dispozitat tjera ligjore që rrjedhin nga ligji mbi trafikun rrugor, në mënyrë që secili të kontribuoj në zvogëlimin e aksidenteve, që shpesh po rezultojnë me pasoja fatale”, theksoi Hoxha.

    “Njësitet tona patrulluese, të rendit, të trafikut dhe ato në autostradë, po vazhdojnë aktivitetet e shtuara në teren me qëllim të shtimit të sigurisë në trafik dhe parandalimit të aksidenteve dhe vetem në 24 orët e kaluar nga policia janë shqiptuar 2136 tiketa trafiku për kundervajtje të ndryshme”.

    “Megjithatë vendosja dhe mbajtja e një sigurie më të madhe në trafik, kërkon kryesisht vetëdijësim të të gjithë pjesmarrësve në trafik në veqanti vetëdijsim të drejtusve të automjeteve (shoferëve) që siç potencuam më lart rezultojnë të përbëjnë rreth 55% të viktimave në rastet e aksidenteve me fatalitet”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Lajme06 Nëntor 2024
    Bashkëpunëtori i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Bruksel, Toby Vogelka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është menaxhuar keq nga...
    Lajme06 Nëntor 2024
    Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës Aida Dërguti, i ka komentuar deklaratat e shefes së diplomacisë kosovare Donika Gërvalla – Schwarz, në raport...
    Lajme06 Nëntor 2024
    Profesori në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Serwer, vlerëson se ardhja e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë do të ketë...
    Të tjera
    Sport06 Nëntor 2024
    Tifozët e Yllit të Kuq, apo siç njihen në Kosovë edhe si tifozët e Crvena Zvezdës, kanë vazhduar me parulla anti Kosovë...
    Bota/Rajoni06 Nëntor 2024
    (Radio Evropa e Lirë) – Zyrtarët e Bashkimit Evropian po shtrëngohen për kthimin e pritur të Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë. Ata...
    Bota/Rajoni06 Nëntor 2024
    Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, e ka shkarkuar Ministrin e Financave, Christian Lindner, pasi I njëjti kishte propozuar zgjedhje të parakohshme në...
    Lajme06 Nëntor 2024
    Njësiti i hetimeve të stacionit të Fushë Kosovës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të...
    Lajme06 Nëntor 2024
    11 kilogramë marihuanë janë kapur në aksionin e Antidrogës në fshatin Bërnicë të Prishtinës. Në operacionin e koduar “Transferi” është arrestuar një...
    Lajme06 Nëntor 2024
    Kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj ka njoftuar për kandidaturen për deputetë të kryetares së degës së NISMA-së në Suharekë Jehona Rrafshi-Luma dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.