Dy persona, vëllezër mes vete, kanë përfunduar dje nën prangat e policisë në Graçanicë.
Ata po dyshohen për veprën penale “dhunë në familje”.
Të njëjtit, sipas raportit të policisë janë rrahur mes vete.
Si pasojë e përleshjes fizike të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe u është ofruar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
“Graqanicë 23.09.2022 – 03:20. Janë shoqëruar në polici dy të dyshuar meshkuj kosovarë, vëllezër mes veti, pasi të njëjtit në gjendje të dehur ishin përleshur fizikisht në mes veti. Si pasojë e përleshjes fizike të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe u është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online