×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Dy vaksina kundër COVID-19: Ku dallojnë Moderna dhe Pfizer-BioNTech?

    FrontOnline
    17 Nëntor 2020

    Shumë kompani farmaceutike po vazhdojnë të bëjnë hulumtime për zbulimin e një vaksine adekuate kundër COVID-19, ku dy prej tyre tashmë kanë nxjerrë rezultate mbresëlënëse.

    Kompania amerikane Moderna njoftoi se vaksina e tyre kundër coronavirusit ka një efikasitet deri në 95 për qind.

    Efektiviteti i vaksinës së Modernas është pak më i lartë se efektiviteti prej 90 për qind, të cilën e kishin raportuar javën e kaluar gjigantët farmaceutik, Pfizer dhe BioNTech.

    Vlerësimi i efikasitetit të 95 për qind të Modernas bazohet në rezultatet paraprake nga një provë klinike e kryer në 30 mijë pacientë, gjysma e të cilëve morën një vaksinë dhe gjysma një placebo.

    Megjithëse vaksinat Moderna dhe Pfizer funksionojnë në të njëjtën mënyrë – injektimi i një pjese të kodit gjenetik të virusit për të shkaktuar përgjigje nga sistemi imunitar i trupit – vaksina e Modernas ka disa përfitime të konsiderueshme.

    Sipas rezultateve paraprake, vaksina e Modernas ka një efikasitet prej 95 për qind kundrejt Pfizer-it me 90 për qind.

    Ndërsa kjo nuk duket shumë në fillim, kur merr parasysh numrin e njerëzve që duhet të vaksinohen për të arritur mbrojtjen e duhur në nivelin global të prekur nga pandemia e coronavirusit, ndryshimi i efektivitetit prej 5 për qind nuk është i papërfillshëm.

    Gjegjësisht, vaksina e Pfizerit duhet të ruhet dhe transportohet në një temperaturë prej -75 gradë celsius, i cili është një problem i madh logjistik duke qenë se do të jetë e nevojshme të ruhen dhe shpërndahen miliona doza të vaksinave tek njerëzit në të gjithë botën.

    CCN shkruan se asnjë vaksinë tjetër në SHBA nuk ka nevojë të ruhet në të njëjtën temperaturë kaq të ulët, kur dihet se farmacitë dhe mjekët nuk kanë frigoriferë që arrijnë temperatura kaq të ulëta.

    Vaksina Moderna nuk e ka këtë problem. Gjegjësisht, kjo vaksinë mund të ruhet në një temperaturë prej – 20 gradë celsius.

    Kjo do të thotë se vaksina e Modernas mund të ruhet në frigoriferë që zakonisht gjenden në barnatore dhe zyrat e mjekut.

    Për më tepër, vaksina e Modernas mund të ruhet për plot 30 ditë në frigorifer gjersa e Pfizerit për vetëm pesë ditë, që është një tjetër avantazh i rëndësishëm.

    Të dy vaksinat, Pfizer dhe Moderna përdorin teknologjinë e njohur si ARN-s – kjo do të thotë që një pjesë e kodit gjenetik të coronavirusit injektohet në trup.

    Kjo fillon të bëjë proteina virale, por jo të gjithë virusin, e cila është e mjaftueshme për të trajnuar sistemin imunitar që të sulmojë.

    Ai duhet ta trajnojë trupin për të bërë të dy antitrupa – dhe një pjesë tjetër të sistemit imunitar të quajtur qelizat T për të luftuar coronavirusin.

    Të tjerët janë në zhvillim, ndërsa një testim i tretë i madh – nga kompania belge Janssen – është duke u zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar.

    Ndërkohë gjatë verës, Moderna ka kërkuar rreth 21 euro një dozë, që është shumë më tepër se ajo e Pfizerit, e cila raportohet se do të kushtojë rreth 15 euro.

    Kjo ishte në sasi më të vogla gjersa padyshim që do të bëhen marrëveshje për të ulur çmimin për blerjet me shumicë, por Moderna është një kompani tregtare, e cila ka shprehur qartë interesin e saj për të dal në fitim.

    Dr Zoltan Kis, bashkëpunëtor kërkimor në Future Vaccine Manufacturing Hub, Imperial College London, tha se sasia më e madhe e vaksinës Moderna mRNA për dozë (100 mikrogramë) krahasuar me Pfizer (30 mikrogramë) do të thoshte që kjo e fundit mund të prodhohej në numër më të lartë dhe me kosto më të ulët.

    Ai shtoi se çështjet e transportit me Pfizerin mund t’i japin një epërsi fillestare, por vuri në dukje temperaturën më të lartë, e cila i jep epërsi vaksinës së Modernas.

    “Prandaj, pasi të aprovohet nga autoritetet rregullatore, vaksina COVID-19 e Modernas mund të shpërndahet shumë më lehtë dhe me kosto më të ulët krahasuar me vaksinën BioNTech / Pfizer”, tha ai.

    Një vaksinë do të mësonte në mënyrë të sigurt trupat tanë që të luftojnë infeksionin.

    Ose do të na ndalonte të infektoheshim me coronavirus në radhë të parë ose të paktën do ta bënte më pak vdekjeprurës.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Korrik 2025
    Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka dërguar paralajmërim të drejtpërdrejtë për Izraelin, duke thënë se Ankara do të ndërhyjë nëse...
    Bota/Rajoni22 Korrik 2025
    Britania e Madhe bëhet vendi i parë në botë që vendos sanksione ndaj të gjithë individëve që nxisin dhe ndihmojnë migracionin e...
    Bota/Rajoni22 Korrik 2025
    Nga të dhënat e raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, deri në orën 14:00 janë raportuar 13 zjarre, nga të...
    Të tjera
    Lajme22 Korrik 2025
    Në konferencën për ecurinë e çështjes që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, trupi gjykues është njoftuar se...
    Lajme22 Korrik 2025
    Valon Murati, ish-kryetari i Lëvizjes për Bashkim, në “Rubikon” në Klan Kosova tha se nëse bashkohet Lugina me Kosovë, s’mund t’ua ndalojmë...
    Lajme22 Korrik 2025
    Albulena Balaj-Halimaj do të jetë kandidatja zyrtare e Nismës Socialdemokrate për postin e kryetares së Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale të...
    Bota/Rajoni22 Korrik 2025
    Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka dërguar paralajmërim të drejtpërdrejtë për Izraelin, duke thënë se Ankara do të ndërhyjë nëse...
    Lajme22 Korrik 2025
    24-vjeçari Shkodran Morina nga Malisheva kishte pësuar një aksident rrugor, duke u goditur në vijat e bardha të rrugës. Ai nuk ka...
    Lajme22 Korrik 2025
    Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka reaguar pas konferencës së presidentes Vjosa Osmani, e cila ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese një sqarim...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.