Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Lipjanit, Merita Bytyqi ka treguar se brenda javës në Lipjan kanë vdekur dy persona nga virusi Covid-19.
Sipas saj, gjatë kësaj jave në Komunën e Lipjani 12 persona rezultuan pozitivë me Covid-19, u realizuan 102 testime (prej tyre 73 mësimdhënës), 11 të tjerë u shëruan ndërsa dy qytetarë janë të hospitalizuar.
“Fatkeqësisht kemi dy raste të vdekjes ( njëri nga Janjeva dhe njëra nga fshati Llugaxhi), me ç’rast shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së tyre dhe gjithë rrethit”, ka shkruar Bytyqi.