Një vetaksident ka ndodhur në fshatin Novolan në Vushtrri, ku lëndime kanë pësuar dy vajza.
Dy të lënduarat janë dërguar në Spitalin e Vushtrrisë për tretman mjekësor.
“Vozitësja femër kosovare, me veturë nga pa kujdesia ka shkaktuar vet-aksident trafiku. Si pasojë, vozitësja dhe dy pasagjeret femra kosovare (njëra e mitur) kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në Spitalin e Vushtrrisë për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.