Një avion i vogël me dy persona në bord është përplasur në një park pushimesh në Ishullin e Uajtit, kanë bërë të ditur shërbimet e emergjencës.
Policia sipas britanikes Metro, është ftuar rreth orës 14:23 të shtunën pasdite, pas raportimeve se një avion i lehtë ishte rrëzuar në Whitecliff Bay Holiday Park, pranë zonës së Bembridge, transmeton klankosova.tv.
Sipas Policisë së Hampshire dhe Ishullit të Uajt, në bord ndodheshin dy persona.
Shërbimi zjarrfikës lokal konfirmoi se të dy personat kanë pësuar vetëm lëndime të lehta si pasojë e incidentit.