Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri veturave në Vushtrri.
Policia bën të ditur se të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.
“Është raportuar për një aksident trafiku në mes tri automjeteve, ku përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy viktimat meshkuj kosovarë të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti në procedurë hetimore”, thotë policia në raport