Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Vushtrri të hënën rreth orës 12:00.
Zëdhënësi i policisë për Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti, ka thënë se në aksident të përfshira janë tri vetura.
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 12:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor në Vushtrri”.
“Në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa lëndime kanë pësuar dy persona”, tha Zahiti.