Dy persona janë lënduar në lagjen Emshir të Prishtinës si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve.
Rastin per Front Online e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë për Prishtinën, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:15.
“Sot rreth orës 20:15 në lagjen Emshir në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Me rastin po merren hetuesit nga njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.