Dy persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur sot në Prizren.
Në aksident ishin të përfshira dy vetura. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“Në aksident janë të përfshira dy vetura, ku kanë mbetur të lënduar dy persona. Sipas raportit të mjekëve, të lënduarit kanë marrë lëndime të lehta”, tha Gashi.