Dy persona janë arrestuar dje në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, që dyshohet se pas një mosmarrëveshje në komunikacion, e kanë kërcënuar një person dhe ia kanë dëmtuar pasqyrën e veturës.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“KANOSJE & ASGJËSIM APO DËMTIM I PASURISË- Rr. Gasper Karaqi, Gjakovë 18.02.2023 – 23:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje në komunikacion kanë kanosur me armë viktimën mashkull kosovar dhe i kanë dëmtuar një pasqyrë të veturës. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.