Arbana Osmani ka zbuluar se çfarë do të ndodhë nesër në “BBVIP”.
Moderatorja e njohur, Arbana Osmani sapo zbuloi surprizat që do të ndodhin gjatë spektaklit të ditës së nesërme të “Big Brother VIP”.
Derisa filmonte stafin e saj për Instastory, Arbana pyet se “çfarë do të ketë nesër” dhe njëra prej tyre përgjigjet: “Nesër surprizë. Dy hyrje të reja, apo nuk duhet t’i themi?”.
“Sapo i tha”, ia pret tjetra, ndërsa dëgjohet të thuhet se janë “dy super çuna”. Madje njëra gazetare duke qeshur thotë: “Thuaj se janë nga Kosova e mos të na ndjekin nesër fare”.
Ndonëse nuk dihet ende se kush janë personazhet e përmendura, publiku është mjaft kurioz se për kë bëhet fjalë.