Dy shtetas të Serbisë kanë kaluar kufirin ilegalisht të dielën në Kamenicë.
Referuar raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se me vendim të prokurorit rasti i është referuar gjykatës për kundërvajtje.
“Novosellë, Kamenicë / 24.11.2024 – 11:50. Njësiti patrullues ka ndalur një kombi i cili po vinte nga drejtimi i Serbisë, i cili kishte kaluar ilegalisht kufirin. Në automjet kanë qenë dy të dyshuar meshkuj shtetas të Serbisë. Me vendim të prokurorit rasti i referohet gjykatës për kundërvajtje”, thuhet në njoftim.