Napoli nuk ka zhgënjyer në transfertë ndaj Torinos, teksa skuadra e Gennaro Gattusos ka triumfuar me rezultatin 0:2.
Të kaltrit zgjidhën gjithçka për 2 minuta, teksa fillimisht ishte Bakayoko i cili zhbllokoi shifrat në minutën e 11-të, ndërsa Osimhen dyfishoi shifrat në të 13-ën.
Pas kësaj, lojtarët e Napolit ia dolën të ruajnë avantazhin e arritur, duke marrë 3 pikë shumë të rëndësishme në luftën për një vend në Ligën e Kampioneve. Skuadra e Gattusos shkon në vendin e katërt në kuotën e 66 pikëve, po aq sa Juventusi i cili zbret në vendin e dytë.
Në këtë ndeshje luajtën titullarë me Napolin dy shqiptarë, Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani, të cilët treguan paraqitje shumë të mira.
Mërgim Vojvoda nuk u inkuadrua fare te Torino.