Kryendeshja e javës së 34-t në elitën e futbollit kosovar u zhvillua në stadiumin e qytetit në Gjilan.
Kampionia në fuqi e Kosovës, Drita ishte nikoqir i Ballkanit, në ndeshjen që u mbyll baras, 1:1, shkruan FrontOnline.
Ndeshja ishte me shumë raste shënime, por edhe me disa momente diskutabile, ku të dyja skuadrat pretendonin për nga një penallti.
Këto raste i ka komentuar edhe eksperti i referimit, Petrit Hadri.
Hadri ka analizuar dy rastet, ku Drita dhe Ballkani pretendojnë për nga një penallti, por ai i jep të drejtë gjyqtarit Visar Kastrati, i cili nuk sinjalizoi për penallti.
Komentin dhe analizën nga Hadri mund ta shikoni në videon e mëposhtme./FrontOnline/