Dy raste të reja të vdekjeve nga koronavirusi janë regjistruar në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.
Sipas Shtabit të Krizave në veri të Mitrovicës, në këto zona janë regjistruar 25 raste të reja të infeksionit.
Gjithashtu bëhet e ditur se viktimat janë nga veriu i Mitrovicës dhe Leposaviqi.
Aktualisht janë 246 raste active me virusin korona, raporton Radio Kontakt Plus.
Që nga fillimi i pandemisë, një total prej 13,288 njerëz janë testuar, nga të cilët 3,763 persona janë diagnostikuar me koronavirus.
Deri më tani, 99 njerëz kanë vdekur në zonat e banuara me shumicë serbe si rezultat i COVID-19.