Dy raste të dhunimit janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë, raporton Front Online.
Një rast ka ndodhur në Prishtinë, ku dyshohet që një femër të jetë dhunuar dhe Policia në bashkëpunim me Prokurorinë është duke hetuar rastin.
Ndërkaq viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.
“DHUNIM- Prishtinë / 03.11.2024 – 01:00. Lidhur me rastin e lartcekur Policia e Kosovës në bashkëpunim me prokurorinë kompetente është duke bërë hetime intensive. Me vendim të prokurorit viktima femër kosovare është dërguar për ekzaminim mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.
Ndërsa rasti tjetër ka ndodhur në Pejë, dhe një person është arrestuar për dhunimin e një gruaje.
I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima për ekzaminim mjekësor.
“DHUNIM- Pejë/ 03.11.2024-NN. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima femër kosovare është dërguar për ekzaminim mjekësor”, thuhet në raport. /FrontOnline/