Dy raste të ndodhura dhune janë paraqitur mbrëmjen e së mërkurës.
Njëra në Gjakovë dhe tjera në Lipjan
Në Gjakovë është arrestuar një burrë, pasi që në gjendje të dehur kishte shkuar te shtëpia e ish-bashkëshortes duke e fyer dhe thyer dy xhama të dritareve
I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Për dhunë në familje u raportua edhe një shtetas i Serbisë, pas një mosmarrëveshje verbale që kishte pasur me gruan e tij.
E dyshuara kishte marrë në posedim mjete të mprehta për ta sulmuar, ndërsa nga policia mjetet janë sekuestruar.
Me vendim të prokurorit palët janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e policisë.