Policia e Kosovës, me anë të raportit të saj 24 orësh ka bërë të ditur se në rajonin e Prishtinës kanë ndodhur dy raste të dhunës në familje.
Lidhur me këto dy raste, policia ka njoftuar se ka arrestuar dy persona.
Raporti:
DHUNË NË FAMILJE
Prishtinë 05.03.2025 – 20:00. Është raportuar se më 19.03.2025 viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin bashkëjeton. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Prishtinë 19.03.2025 – NN. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje, viktima femër kosovare është kanosur nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.