Kryetari i qytetit Nice, ku të enjten ndodhi një sulm me thikë, Christian Estrosi, tha se sulmuesi vazhdimisht thërriste “Allahu Akbar”, madje edhe pasi u arrestua nga policia.
Gazeta Daily Mail raporton se nga tri viktimat, dy prej tyre u është hequr koka, transmeton Gazeta Express.
Sulmi filloi rreth orës 9 të mëngjesit gjatë një meshe në basilikën “Notre Dame”, që është kisha më e madhe katolike në Nice.
Policia e rrethoi shpejt vendin e ngjarjes, e qëlloi me armë dhe e arrestoi sulmuesin, i cili tash është dërguar në spital.
Sipas autoriteteve, duket se sulmuesi e ka kryer aktin i vetëm, pa ndihmën e ndonjë personi tjetër.
Pamje nga vendi i ngjarjes në Nice
“Qyteti Nice ka paguar një çmim të lartë njësoj si vendi ynë viteve të fundit. Unë bëj thirrje për unitet të njerëzve të qytetit”, tha kryetari Estrosi.
Ai e përmendi edhe rastin e vrasjes së mësuesit Samuel Paty para 13 ditëve, duke thënë: “Vendi ynë nuk mund të jetë më i kënaqur me ligjet e paqes për ta shkatërruar, siç u shpreh ai, islamo-fashizmin.