Dy burra nga Prishtina kanë pranuar dje tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, kjo pasi në “Rrugën B” janë sulmuar fizikisht nga dy punëtorë të një lokali.
Sipas policisë, është arritur të arrestohet njëri nga të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati.
“Rr. B, Prishtinë 26.09.2022 – 23:40. Dy viktima meshkuj kosovar kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK, pasi që sipas tyre janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovar punëtor të një lokali. Është arrit të arrestohet njëri nga të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./FrontOnline