Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksident mes disa makinave në rrugën ‘Fehmi Lladrovci’ në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Në Ulpianë rreth orës 18:30, në rrugën Fehmi Lladrovci në Prishtinë, ka ndodhur nje aksident i komunikacionit ne mes te dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit janë lenduar 2 persona”, tha Ahmeti.
Express ka siguruar foto nga vendi i ngjarjes ku shihet dëmi që ka ndodhur mbi këto makina.