Dy persona në Tiranë janë therur me mjet të mprehtë nga një 40-vjeçar.
Policia ka bërë të ditur se po punojnë për kapjen e të dyshuarit, derisa dy të lënduarit janë në spital, në kujdesin e mjekëve, raporton Euronews.al.
“Policia bën me dije se rreth orës 21:50 të së premtes, në rrugën “Don Bosko”, një 40-vjeçar dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit D. H., 40 vjeç, dhe A. D., 34 vjeç, banues në Tiranë, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve”, thuhet tutje në raportin e policisë.