Një bombë dore është hedhur në kopshtin e një shtëpie në fshatin Isniq.
Sipas raportit policor, të dyshuar janë dy persona të cilët ishin me motoçikletë (skuter), njofton Klankosova.tv.
Në vendin e ngjarjes në cilësi të provës materiale është gjetur dhe konfiskuar një dorezë që dyshohet të jetë e bombës se dorës. Nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.