Sot në gjithë territorin e Republikës votohet për ta zgjedhur legjislaturën e re.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit janë certifikuar 28 subjekte politike, prej tyre 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.
Edhe pse ende është në fuqi heshtja zgjedhore, dy subjektet politike, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk janë duke e respektuar të njejtën.
Këto dy parti janë duke i keqpërdorur edhe numrat privat të qytetarëve të Kosovës duke u dërguar mesazhe private, me numrat zgjedhor të subjekteve politike dhe të kandidatëve.
Në disa mesazhe që ka siguruar portali “FrontOnline”, u bëhet thirrje qytetarëve për ta votuar kandidatin e LDK-së për deputet, Muharrem Sfarqa.
AAK-ja poashtu bënë thirrje që të votohet kandidat i saj për president të vendit, RamushHaradinaj.
“Kosova ka nevojë për një President të fortë, një njeri të dëshmuar! Qytetarë të Kosovës zgjedhjen e keni tek AAK-135. Voto R. Haradinaj për President!”, thuhet në mesazhin që është dërguar nga AAK-ja.
/Front Online/