×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Dy pacientët e lënduar nga tragjedia e Koçanit që po trajtohen jashtë vendit janë akoma në gjendje kritike

    FrontOnline
    14 Prill 2025

    Nga 193 pacientë të lënduar në tragjedinë e Koçanit, 48 pacientë po mjekohen jashtë shtetit, ndërsa nëntë të tjerë në Shkup. Dy pacientë vazhdojnë të mbeten në gjendje kritike, të cilët janë të intubuar dhe kanë dëmtime në rrugët e frymëmarrjes. Ndërsa të tjerët janë në gjendje të qëndrueshme, por rreziku nga infeksionet mbetet.

    “Sot, në Shkup gjithsej trajtohen 9 pacientë, prej të cilëve vetëm dy janë në Qendrën Klinike, edhe atë në Kirurgjinë Plastike, një pacientë në spitalin 8 Shtatori, katër janë në spitalin e përgjithshëm të qytetit, dhe dy pacientë janë në një spital privat. Ditët në vijim presim që edhe disa pacient të kthehen, sot kthehet një pacient prej Hungarie”, tha Arben Taravari, ministër i shëndetësisë.

    Pacientja e parë që është dërguar jashtë vendit e cila ka qenë në gjendje të vështirë shëndetësore është kthyer në vend. Ajo është në gjendje të qëndrueshme por do të mbetet e shtruar në spital për trajtim të mëtutjeshëm.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2025
    Vatikani do të mirëpresë 200 mijë njerëz nesër në funeralin e Papa Françeskut, ku do të marrin pjesë edhe anëtarë mbretërorë, presidentë...
    Bota/Rajoni25 Prill 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump, tha të premten se Ukraina nuk ka nënshkruar ende një marrëveshje për mineralet e rralla të tokës dhe...
    Bota/Rajoni25 Prill 2025
    Ka vdekur  Alajdin Sulejmani, 30-vjeçari nga Haraçina, i cili ishte plagosur sot gjatë ditës nga arma e zjarrit në afërsi të Stacionit...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2025
    Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se 100 për qind, kreu i VV-së, Albin Kurti, ia ka ofruar një ministri kryetarit...
    Lajme25 Prill 2025
    Komuna e Prishtinës ka reaguar të premten vonë me një sqarim publik lidhur me aktivitetet jashtëkurrikulare nëpër shkollat e kryeqytetit, për ekskursionet...
    Lajme25 Prill 2025
    Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza ka takuar djalin e heroit, Artim Jashari, Endritin. Hamza ka thënë se Artim Jashari ishte luftëtari sypatrembur...
    Lajme25 Prill 2025
    Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj një personi, i cili dënohet për veprën penale “Dhunim”. Klan Kosova merr vesh se...
    Lajme25 Prill 2025
    Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, në emisionin EURO n’T7 ka thënë se niveli lokal është dukshëm më...
    Lajme25 Prill 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Finlandë. Atje, shefja e shtetit të Kosovës ka dhënë edhe...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.