Gjatë ditës së djeshme, dy fëmijë të shkollës “Faik Konica” në Prishtinë kanë pësuar lëndime nga rryma.
Policia ka njoftuar se fëmijët dyshohet se kishin hyrë në një trafo, dhe kështu kanë pësuar lëndime trupore.
“Rr. Xhorxh Bush Prishtinë 18.04.2023-10:35. Dy viktima, meshkuj kosovarë dyshohet se kishin hyrë në trafo dhe si pasojë e saj kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë duke u trajtuar në QKUK . Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.