Prej katër personave të arrestuar nga Policia e Kosovës, në Telekomin e Kosovës, dy prej tyre janë këshilltar të ish-ministrave.
Trim Musliu, këshilltar i ish-ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi dhe Denis Ceman, këshilltarë i ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu.
Lajmin për arrestimin e tyre për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Sot me 30 mars 2021, Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar, mbi dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare”, ka treguar Kelani.
Trim Musliu ka qenë drejtor i Marketingut në Telekom dhe Armend Osaj, drejtor i Financave./Front Online