Këtë të shtunë po luhen dy ndeshjet e Superligës së Kosovës, të cilat nisën nga ora 13:00.
Në dy ndeshjet, Ballkani – Llapi dhe Malisheva – Suhareka, përpara fillimit të takimeve u mbajt 1 minutë heshtje në kujtim për ish-futbollistin e Vushtrrisë, Erjon Morina.
Morina vdiq dy ditë më parë, pasi kishte pësuar një sulm gjatë stërvitjeve, ndërsa dje i është dhënë lamtumira e fundit.
Morina karrierën e nisi te Prishtina, derisa ka luajtur edhe për skuadra të tjera në Kosovë si Besa e Pejës, 2 Korriku, Llapi, Malisheva, Ulpiana dhe së fundi ishte pjesë e Vushtrrisë.