Sot me fillim nga ora 15:00 do të zhvillohen dy takimet të forta në kuadër të xhiros së 28’të në Superligën e Kosovës në futboll.
Gjilani sot do të testohet nga Feronikeli, ku klubi i trajnerit Duro tenton të përmirësojë pozitën në tabelë ku aktualisht ka 34 pikë dhe ndodhet në vendin e gjashtë.
Ndërkaq, klubi i udhëhequr nga trajneri Munishi ka vendin e katër me 40 pikë të grumbulluara.
Ndërsa, ndeshja e dytë do të jetë ajo ndërmjet Ballkanit dhe FC Besës, test i lehtë ky për trajnerin Shkëmbi që tani ka 55 pikë dhe ndodhet në vendin e dytë e klubi nga Peja ka pozitën e fundit në tabelë.