Tani që të dy janë jashtë shtëpisë më të famshme, Sara Berisha dhe DJ PM po vazhdojnë jashtë atë që nisi brenda Big Brother.
Që nga dalja e Sarës nga shtëpia dhe DJ PM që e priste jashtë, dyshja kanë qenë të pandashëm.
Ata bënë edhe pushimet e tyre të para duke kaluar kohë në natyrën piktoreske të Bogës.
Duke u rikthyer pas në kohë, Sarah Berisha dhe Dj PM kanë shkëmbyer brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip’ puthjen e tyre të parë me 22 nëntor.
Ishte Sara ajo e cila bëri hapin e parë dhe e puthi. ‘O ça më bëre ti’- i thotë më pas DJ. Pas puthjes ajo e pyet se nëse nuk i pëlqeu dhe Pajtimi thotë se “ishte e papritur”.
Sot, me 22 janar bëhen edhe dy muaj që kur çifti ndanë puthjen e parë dhe për të shënuar rastin Sara publikoi një postim në llogarinë e saj në Instagram.
Në postim, çifti mbajnë duart dhe Sara e shoqëroi me mbishkrimin, “Gëzuar”.