“Big Brother VIP Kosova”do të nisë së shpejti në Klan Kosova dhe produksioni i këtij programi ka nisur menjëherë nga puna për këtë projekt të rëndësishëm.
Megjithatë burime nga Kosova për Kryefjala.com bëjnë me dije për redaksinë tonë që dy nga emrat që po përfliten momentalisht është ai i Ardian Bujupit dhe Genc Salihut.
Ky i fundit nuk dihet ende nëse do të jetë si konkurrent apo pjesë e stafit të këtij reality show.
Ndërkohë që Ardian Bujupi është një nga këngëtarët më të përfolur të momentit, ka publikuar albumin e tij “Aventura” dhe është gati që për një periudhë tre mujore ta shijojë këtë eksperiencë televizive.