Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën “Sadedin Shehu” në Gjakovë.
Një e dyshuar femër kosovare me veturën e saj me targa vendore nga pakujdesia, në kalimin e këmbësoreve ka goditur dy viktima një femër dhe një mashkull kosovarë.
Të njëjtëve ajo u ka shkaktuar lëndime trupore.
Viktimat janë dërguar në Spitalin Rajonal Gjakovë dhe pas tretmanit mjekësor janë liruar ne shtëpi.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër te tij, rasti shkon në procedurë të rregullt.