Erden Atiq e Florent Azemi janë dy kandidatët shqiptar që po garojnë për kryetar të Mitrovicës Veriore
Erden Atiq i ka hyrë garës për kryetar të komunës së Mitrovicës Veriore.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje po synon që në këto zgjedhje të jashtëzakonshme të marrë timonin e Veriut të Kosovës.
Por ky nuk është kandidati i vetëm që ja ka mësyrë pozitës së kreut të kësaj komune.
E nga këto zgjedhje Atiq po thotë që duhet ti kthehet e mira qytetarëve të Mitrovicës së Veriut.
Por ai është i vetëdijshëm që fitorja është e vështirë megjithatë beson që nuk do i mungojë mbështetja.
Ndërkohë kandidati tjetër shqiptar që po garon në këtë komunë, është Florent Azemi nga PDK.
Por Azemi thotë që kësaj gare nuk i kanë hy për pozitën e kryetarit të komunës.
Azemi tregon që ka hezitim nga ana e qytetarëve për të votuar.
Ndërkohë qytetarët shprehin vullnet për të votuar me 29 nëntor.
Kjo komunë mbeti pa kryetar kur Goran Rakiq erdhi në pozitën e zëvendëskryeministrit në qeveri.
Në Mitrovicën e Veriut të drejtë vote kanë 23 mijë e 180 votues, shumicë në këtë komunë janë serbë.