Dy kalimtarë kanë pësuar lëndime trupore pasi që të njëjtit janë goditur nga persona të panjohur të cilët ishin përfshirë në një rrahje mes vete.
Sipas raportit policor, viktimat ishin vetëm kalimtarë. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.
“Dy viktima meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime pasi që janë goditur nga persona të panjohur të cilët ishin përfshirë në rrahje në mes veti, ndërsa viktimat ishin vetëm si kalimtar. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dhe njëri prej tyre është liruar, ndërsa tjetri vazhdon tretmanin. Rasti është duke u hetuar”, thotë policia, njofton Klankosova.tv.
Rasti ka ndodhur në Leposaviq.