Bernard Berisha vazhdon të tregojë formë të lartë te skuadra ruse, Akhmat Grozny.
Futbollisti i Kosovës i ka shënuar dy gola në fitoren 4:0 të skuadrës së tij ndaj Krasnodarit, shkruan FrontOnline.
Berisha ka realizuar në minutat ’51 dhe ’68 për skuadrën ruse.
Me dy gola dhe paraqitjen brilante, Berisha është zgjedhur futbollisti më i mirë i ndeshjes së sotme.
Ai ka pozuar me çmimin e fituar, derisa në “Facebook” ka shkruar: “Një tjetër. #LojtariiNdeshjes”./FrontOnline/