Dy gjyqtarët e famshëm të futbollit e kanë zyrtarizuar martesën e tyre.
Ish-gjyqtari anglez, Howard Webb dhe gjermania Bibiana Steinhaus u martuan ditë më parë, shkruan FrontOnline.
Çifti më i famshëm i referimit kurorëzuan dashurinë e tyre afatgjate me martesë.
https://www.instagram.com/p/CNDLIPoAbd8/?utm_source=ig_embed
“Po, ashtu është. Ne jemi martuar dhe jemi shumë të lumtur. Fatkeqësisht, shkaku i rregullave anti-COVID, dasma jonë nuk ishte e madhe”, tha Bibiana për “Bild”.
Bibiana së fundmi ka punuar si gjyqtare e VAR-it në futboll.
https://www.instagram.com/p/CNs_JsejL-x/?utm_source=ig_embed
Në Bundesliga, ajo ishte gjyqtarja e parë femër që ndau drejtësinë në kampionatin gjerman./FrontOnline/