Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24 orësh ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje dy të dyshuara femra kosovare kanë sulmuar fizikisht njëra tjetrën.
Në raportin e policisë shtohet se të dyshuarat kanë pësuar lëndime trupore dhe se të njëjtat janë dërguar për tretman mjekësor.
Nga PK-ja, po ashtu njoftohet se me vendim të Prokurorit njëra e dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa tjetra është liruar në procedurë të rregullt.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR – Gjakovë 14.11.2022 – 17:40. Dyshohet se pas një mosmarrëveshje dy të dyshuara femra kosovare kanë sulmuar fizikisht njëra tjetrën. Të dyshuarat kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtat janë dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të Prokurorit njëra edyshuar dërgohet në mbajtje për 48 orë, ndërsa tjetra lirohet në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime”, ka raportuar Policia e Kosovës.