×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy dekada e gjysmë pas çlirimit/ Sa është Kosova larg NATO-s?

    FrontOnline
    13 Qershor 2024

    Dy dekada e gjysmë pas çlirimit dhe gjysmë dekade pas formimit të Ushtrisë, Kosova synon të bëhet pjesë e NATO-s, si disa nga fqinjët e saj.

    Javë më parë në Sofje të Bullgarisë Kosovës i është avancuar statusi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Por, sa është vendi larg anëtarësimit në Aleancën Veriatlantike?

    Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Kadri Kastrati, konsideron se Kosova është e gatshme për t’u anëtarësuar në NATO.

    Sipas Kastratit, edhe Ushtria e Kosovës i ka kapacitetet për një rrugë të tillë.

    Kastrati: Kosova është e gatshme për anëtarësim në NATO

    “Kosova është e gatshme që të hyjë i ka përmbushur si shtet nevojat edhe ushtria i ka kapacitetet që të jetë anëtare”, ka thënë Kastrati për FrontOnline.

    Megjithatë, sipas tij, pa njohjen e katër shteteve anëtare të NATO-s, Kosova nuk mund të jetë pjesë, thotë Kastrati për “Front Online”.

    “Anëtarësimi në NATO është çështje politike sepse katër shtetet e NATO-s që nuk na kanë njohur si: Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja duhet të na njohin dhe të votojnë të gjitha shtetet anëtare të Parlamentit të NATO-s për të qenë Kosova pjesë”, ka pohuar Kastrati.

    Përndryshe, në kuadër të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës në sheshet e Prishtinës dje është bërë parakalimi i 1500 pjesëtarëve të FSK-së dhe Policisë së Kosovës.

    Fillimisht u mbajt një ceremoni me fjalime nga liderët e shtetit dhe më pas urdhri për parakalim u dha nga presidentja Vjosa Osmani.

    Në këtë parakalim ishin të pranishëm krerët e shtetit të Kosovës, deputet e ministria, si dhe personalitete të ftuar, si edhe presidenti i Shqipërisë Barjam Begaj.

    Xhavit Haliti: Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asnjë hap për anëtarësimin në NATO

    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, i cili është edhe anëtar i delegacionit të Kosovës në Asamblenë e NATO-s, ka kritikuar Qeverinë për mos marrjen e ndonjë hapi konkret për rrugën drejt NATO-s.

    Haliti thotë se Qeveria aktuale asnjë hap s’ka bërë për t’u bërë Kosova pjesë e NATO-s.

    “Qeveria nuk është duke punuar asgjë për këtë hap. Parlamentit i kemi dhënë një përfaqësim në Asamblenë e NATO-s të vlerësuar por duhet punë shumë për anëtarësim”, shprehet Haliti për FrontOnline.

    Sipas tij, angazhimi duhet të orientohet fillimisht për anëtarësimin në OKB.

    Haliti thotë se nëse ka interes NATO, mund të përshpejtohen procedurat për anëtarësimin e vendit.

    “Angazhimi politik duhet të jetë për anëtarësimin në OKB, duke qenë aty disa institucione ndërkombëtare e kanë si kusht që të jetë anëtar në OKB. Në qoftë se ka interes NATO që ta pranoj Kosovën mund ta përshpejtojë pranimin”.

    Mbështetja për anëtarësim nevojitet nga shtetet anëtare në NATO, thotë Haliti.

    “Në kushtet e sotme nuk besoj që nuk ka asnjë vend që ka simpati më shumë për NATO sesa Kosova. Duhet të kemi mbështetjen e të gjitha shteteve që janë anëtare të NATO-s”. /FrontOnline/

    *Ky artikull u realizua nga mediumi “Front Online”, për dhe në kuadër projektit të gazetës online Reporteri.net: “Luftimi i dezinformimit dhe propagandës përmes Edukimit Medial për komunitetet joshumicë në Kosovë”, i financuar përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të Autorit(ëve) dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.

     

    Nga Rubrika
    Lajme02 Qershor 2025
    Ish-deputeti Visar Ymeri ka komentuar situatën e krijuar pas zgjedhjeve në Kosovë dhe bllokadën e zgjatur në formimin e qeverisë. Ai ka...
    Lajme02 Qershor 2025
    Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër pas një postimi të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, ku...
    Lajme02 Qershor 2025
    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Donika Gërvalla, ka pritur në takim homologun e saj nga Tanzania,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni02 Qershor 2025
    Të dhënat statistikore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se RMV ka një shkallë të lartë të duhanpirjes, përkatësisht mbi 46 për...
    Lajme02 Qershor 2025
    Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, duke cituar Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK), tha se paga mesatare...
    Bota/Rajoni02 Qershor 2025
    Media britanike “Express” në një artikull dedikuar turizmit në Shqipëri duke parashikuar se vendi ynë do të përballet së shpejti me një “pushtim” masiv...
    Sport02 Qershor 2025
    Klubi i Ligës Premier, Crystal Palace, do të zhvillojë bisedime me UEFA-n rreth pjesëmarrjes së tyre në garat evropiane sezonin e ardhshëm,...
    Lajme02 Qershor 2025
    Dy persona kanë mbetur të lënduar, si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mes një veture dhe traktori në fshatin...
    Lajme02 Qershor 2025
    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, është deklaruar pas takimit bilateral që zhvilloi sot me Kryenegociatorin e Kosovës, Bekim...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.