×
  • Kronika
  • Kronika

    Dy armë u konfiskuan gjatë vikendit në rajonin e Mitrovicës

    FrontOnline
    12 Gusht 2024

    Dy armë janë konfiskuar gjatë vikendit në rajonin e Mitrovicës.

    Sipas njoftimit nga policia, në rastin e parë një person ka shtënë me armë në një aheng familjar, dhe si provë materiale është konfiskuar një pistoletë.

    Ndërkohë në rastin e dytë, në Mitrovicë gjatë një kontrolli në rrugën “Isa Boletini, policia ka gjetur një armë të llojit pistoletë, dy karikatorë dhe nëntë fishekë.

    Personat e dyshuar S.Xh., 58 vjeçar dhe G.Z., 39 vjeçar, janë arrestuar dhe pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit, të dyshuarit të parë i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, ndërsa i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt.

    Njoftimi i policisë:

    Me datën 10.08.2024, policia në Vushtrri ka konfiskuar një armë zjarri, ku paraprakisht kishte pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në fshatin Doberllukë, njësitë policore kanë arritur ta lokalizojnë vendin ku kishte pasur të shtëna, ku në atë lokacion kishte një aheng familjar, si prove materiale është konfiskuar një armë zjarri e llojit pistoletë.

    Ndërsa me datën 12.08.2024, rreth orës 03:00 policia në Mitrovicë gjatë një pike kontrolli, në rrugën ,,Isa Boletini’’ gjatë kontrollit të një veture kanë gjetur një armë zjarri të llojit pistoletë, dy karikator dhe 9 fishekë, të cilat janë konfiskuar si prova materiale.

    Personat e dyshuar S.Xh., 58 vjeçar dhe G.Z., 39 vjeçar, janë arrestuar dhe pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit, të dyshuarit te parë i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, ndërsa i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt.

    Ndaj personit të dyshuar S.Xh., 58 vjeçar i është iniciuar rasti për veprat penale: ,,Përdorim i armës” dhe ,,Mbajtje në pronësi, kontroll të paautorizuar të armës”, ndërsa të dyshuarit të dytë, G.Z., 39 vjeçar i është iniciuar rasti për veprën penale, ,,Mbajtje në pronësi, kontroll të paautorizuar të armës”.

     

     

    May be an image of text

    No photo description available.

    Nga Rubrika
    Kronika09 Janar 2025
    Tre burra të moshave 27, 38 dhe 42 vjeç janë arrestuar në Han të Elezit, nën dyshimin se kanë kryer vjedhje të...
    Kronika09 Janar 2025
    Policia e Kosovës raporton se nga persona të ndryshëm janë pranuar para të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Në raportin 24...
    Kronika07 Janar 2025
    Një lokal është përfshirë nga zjarri, sot pasdite në Komunën e Suharekës. Mediat lokale kanë publikuar video, ku shihen njerëzit duke dalë...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Njohës i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, për FrontOnline, ka folur lidhur vendimin e fundit të SHBA-së për të marrë masa sanksionuese...
    Lajme10 Janar 2025
    Gjatë ditës së sotme pritet të emërohet drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Propozim-vendimi për emërimin e drejtorit ekzekutiv të...
    Lajme10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës pritet që gjatë ditës së sotme të mbajë mbledhjen e radhës. Sipas njoftimit mbledhja e Qeverisë pritet të nis...
    Lajme10 Janar 2025
    MCA Kosova sot mban konferencë lidhur me procedurat e parakualifikimit për dizajnimin dhe dërtimin e sistemeve të mëdha për ruajtjen e energjisë...
    Lajme10 Janar 2025
    Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë...
    Lajme10 Janar 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se mbështetja për Lëvizjen Vetëvendosje ka rënë ndjeshëm, duke pretenduar se kjo parti nuk i kalon...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.