Kreu i Lidhjes Demokratike e Kosovës Isa Mustafa do të mbajë takim në orën 14:00 me anëtarët e grupit parlamentar të partisë që udhëheq.
Për këtë më herët raportoi Front Online.
Pozitivisht kësaj ftese i janë përgjigjur dy deputetë të kësaj partie, Frashër Demaj dhe Ilir Tasholli, të cilët shihen duke shkuar drejt selisë së partisë.
Takimi i grupit parlamentar të kësaj partie me liderin Mustafa vjen një ditë pasi kjo parti humbi zgjedhjet në Podujevë, bastionin e saj, duke u mposhtur nga Vetëvendosje.