Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein do të akuzohet me 2 raste të reja të sjelljeve të pahijshme kundër një gruaje në Londër, ngjarje e ndodhur në verën e vitit 1996.
Shërbimi i Hetimit të Kurorës autorizoi Policinë Metropolitane të akuzonte 70-vjeçarin, pas provave të mbledhura nga kjo forcë. Viktima është një grua tashmë në të 50-tat e saj.
Dy vite më parë, producenti Harvey Weinstein është dënuar me 23 vite burg pasi u shpall fajtor për përdhunim dhe abuzim seksual.
Dikur, 67-vjeçari ishte ndër personat më me pushtet në Hollivud.
Por fama e tij u zbeh kur dhjetëra gra ngritën zërin për të denoncuar sjelljet e tij të pahijshme në 2017.
Weinstein akuzohet për abuzimin e e dhjetëra grave.
Në shkurt, ai u dënua për përdhunimin e një gruaje në një dhomë hoteli në Nju Jork në vitin 2013 dhe se kishte detyruar një grua tjetër që të kryente seks oral në apartamentin e tij në 2006./FrontOnline/