Dy aksidente trafiku kanë ndodhur në orën orën 18:00 në autostradë në dalje të Fushë Kosovës.
Lajmin për FrontOnline e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.
Krasniqi, ka thënë se në të dy aksidnetet nuk ka persona të lënduar.
“Në ora 18:00 , Policia është njoftuar për dy aksidente trafiku në autostradë, segmenti Veternik-Bresje. Asidentet kanë ndodhur përafërsisht në të njëjtën kohë, nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë ai.
Sipas tij, njësitet e trafikut të autostradës janë duke u marrë me aksidentet./FrontOnline/