Dy aksidente trafiku kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë, ku si pasojë janë lënduar gjashtë persona.
Në aksidentin e ndodhur në rrugën “Garibaldi” janë përfshirë dy automjete, një veturë dhe një furgon.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, është shprehur Ahmeti.
Ndërsa, sipas Ahmetit, në aksidentin që ka ndodhur në rrugën “Eqrem Çabej”, janë përfshirë dy vetura ku është raportuar vetëm për dëme materiale./Front Online